Protesta në Tiranë/ Evi Kokalari ironizon Lulzim Bashën

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, shoqëria civile por edhe qytetarë të thjeshtë, rreth orës 17:00 organizuan një protestë para kryeministrisë, kundër rritjes së çmimit të energjisë.

Kjo iniciativë e shoqërisë civile, ka marrë edhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Ndërkohë vetëm një orë më vonë, ish-kryeministri Sali Berisha, zhvilloi takimin me demokratët në qytetin e Gjirokastrës, në kuadër të nismës “Foltorja”.

Në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha, aktivistja Evi Kokalari, në një status në rrjetet sociale, ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha duke shkruar: Njerëz, protesta është në Gjirokaster, jo tek Kryeministria. Me kë tallet Lul Basha?

Në takimin e fundit të mbajtur në Shkodër, Berisha theksoi se Opozita e vërtetë, do të bëhet ai dhe nisma e ndërrmarrë prej tij./Opinion

Zjarr Tv Ad