Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu është dëmtuar si pasojë e gazit lotsjellës së hedhur nga bashkia për shpërndarjen e protestuesve. Po ashtu gjatë fjalës së saj, Adriana Kalaja tha se të lënduar si pasojë e gazit kanë mbetur edhe Belind Këlliçi dhe Flamur Noka.
I dëmtuar nga gazi ka mbetur edhe një polic. Tensionet mes efektivëve dhe protestuesve ka nisur pasi këta të fundit i vunë zjarrin gomave para kordonit policor.
Protestuesit kërkojnë prej disa javësh dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas zbulimit të aferës “5D” dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.