Protesta para kryeministrisë, 300 të rinj për të shmangur përplasjet

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur jemi pak minuta nga fillimi zyrtar i protestës së gjashtë kombëtare të Opozitës së Bashkuar dhe pas apelit të faktorit ndërkombëtar në vend për shmangien e dhunës, Partia Demokratike, LSI dhe aleatët e tyre kanë marrë masat që situata të mos perceptojë në akte vandale.

Sipas asaj që mëson Syri.net, sot në protestë 300 të rinj do të mbajnë në krahë shirita të bardhë në shenjë paqeje. Ata do pozicionohen para kordonit të policisë për te evituar përplasjet.

Më herët ishte sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, i cili i bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provikimeve të policisë.

 

Zjarr Tv Ad