Protesta para kryeministrisë, reagon Balla: Është thirrur për hallin e Saliut, s’ka lidhje me Ballkanin e Hapur

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla ka deklaruar në fjalën e tij në seancën plenare se protesta e sotme nuk po mbahet për “Ballkanin e Hapur”, por për hallin e Sali Berishës.

Sipas tij kjo protestë nuk ka asgjë të përbashkët me politikën e Shqipërisë në rajon dhe me angazhimin në kuadër të BE-së. Më tej  balla shprehet se shpreson që drejtësia të hetojë dosjet korruptive që flenë në sirtaret e SPAK.

“Protestë që nuk ka asgjë të përbashkët me politikën e Shqipërisë në rajon, dhe me angazhimin në kuadër të BE. Është thirrur për hallin e Sali Berishës dhe aspak për “Ballkanin e Hapur” e cila është nismë e mbështetur nga SHBA dhe BE. Ti kundërvihesh ndaj kësaj nisme është një linjë kundër SHBA në Shqipëri. Shpresoj që drejtësia të hetoj dosjet korruptive që flenë në sirtarët e SPAK, pasi teksa dhëndri është pjesë e protestave të Berishës, ne kemi dërguan një kallëzim penal sesi u privatizua kompleksi partizani. I kemi dërguar edhe raportin e aferës korruptive më të madhe në këtë vend për privatizimin e OST tek OSHEE”, u shpreh Balla.

Zjarr Tv Ad