Protesta për 16-vjeçaren në Kosovë, polici preket dhe shpërthen në lot

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër protestë është mbajtur sot në Drenas për 16-vjeçaren e përdhunuar nga mësuesi i informatikës e më pas nga një oficer policie, i identifikuar si Vesel Veseli.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik. Në shenjë solidarizimi, mijëra qytetarë janë mbledhur në protestë me moton “Përdhunuesit në burg”.

Gjatë protestës, qytetarët kanë kërkuar që policët të bëjnë dy hapa prapa, në shenjë solidariteti. Kamerat kanë kapur një moment të ndjeshëm, ku një nga policët ka shpërthyer në lot. Edhe efektivët e tjerë nuk i kanë mbajtur lotët, teksa kanë dëgjuar thirrjet e protestuesve.

Polici më pas është përqafuar nga disa prej protestuesve.

Zjarr Tv Ad