Protesta për rafinerinë e Ballshit, policia procedon 8 persona

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tetë persona janë proceduar penalisht ditën e djeshme (14 shtator) për zhvllimin e protestës përpara rafinerisë së Ballshit.

Ata u dërguan në komisariatin e Mallakastrës dhe janë proceduar për thyerjen e masave anticovid të vendosur nga ministria e Shëndetësisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme para hyrjes kryesore të Ndërmarjes së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, proceduan penalisht 8 persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” – njofton policia

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad