Protesta për Teatrin, Veliaj: Tirana do fitojë sërish

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për protestën e artistëve dhe qytetarëve për mos shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ai tha se ashtu si edhe tek Pazari, Bulevardi e Sheshi, ku ka pasur skeptikë që tentonin të pengonin zhvillimin, Tirana do fitojë sërish.

“Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Kalasë, kundër Zgjedhjeve me #EdheUnë dhe sot kundër Teatrit të ri! Kundër, kundër, kundër! E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend janë i njëjti grup? PD dhe LSI me mashat! Si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish,”-thekson Velia

Ndërsa komentoi edhe mbërritjen e kreut të PD, Lulzim Bashës tek Teatri në mbështetje të artistëve. Veliaj tha se është hera e parë që Basha shkon në Teatrin Kombëtar.

“Është lajm i mirë që pas kaq vitesh teatër në politikë, Lulzim Basha shkon për herë të parë në teatër. S’besoj tallashi i ngjan ndonjë teatri në Holandë, ku më i fundit është Theatre de Stoep,”-tha Veliaj.

 

Zjarr Tv Ad