Protesta/ Policia procedon 25 persona, mes tyre Robert Aliajn dhe Edmond Tupen

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka proceduar 25 persona për protestën e studentëve. Nga sa mësohet, në mes të proceduarve janë edhe Robert Aliaj si dhe pedagogu, Edmond Tupja. Këta të fundit kanë qenë aktivë në protestë duke mbështetur studentët në kauzën e tyre.

Po ashtu në këtë listë janë Altin Goxhaj, Mirela Ruko, pedagogu Redi Muçi dhe aktivistë të forumeve politike.

Ky procedim lidhet me bllokimin e rrethrrotullimit te “Zogu i Zi” nga studentët mbrëmjen e djeshme. Burime nga policia kanë bërë të ditur se mbrëmë janë fotografuar të gjithë personat që bllokuan rrethrrotullim te “Zogu i Zi”, i njohur zyrtarisht si sheshi “Rilindja”.

Kujtojmë se studentët do të vijojnë sot ditën e tetë të protestës së tyre.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:

  • Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj.

Dhe aktivistet politike Gaetano Doci dhe Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD). Ndërkaq, mësohet se të proceduar janë edhe  Nerid Shehu dhe Bislim Lakna.

Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.

Policia deklaron se po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar.

 

Zjarr Tv Ad