Protesta/ Si u shndërrua Rama në magjistarin e kontrollit të tregut

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjaftuan vetëm pak ditë protesta për të vërtetuar një gjë që jo të gjithë arrijnë ta kuptojnë, atë se regjimit të Ramës gjërat i merren vetëm me forcë. Se ai lëshon vetëm kur ndjen frikë.

Kjo ndodhi edhe me uljen e beftë të çmimit të karburantit që rezultoi se nuk u vendoskërka as nga oligarkët mëkatarë, as nga tregu i lirë, por nga njeriu që kontrollon gjithçka.

Kur nafta vajti në pikat fundore 290 lekë për litër shumë zëra kërkuan ndërhyrjen e shtetit për ta rregulluar këtë anomali. Ata e bënin këtë nisur dhe nga fakti se çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar është afërsisht 100 lekë për litër, ndërsa taksat mbi karburantet janë rreth 105 lekë për litër.

Por në fillim të javës kryeministri u tall me protestuesit duke deklaruar se qeveria nuk ka çtë bëjë për rritjen e çmimit të naftës pasi vendi jeton në një sistem të ekonomisë së tregut. Kur përmasat e protestës u rritën dhe kulmuan në manifestimin e madh të së shtunës, një komision qeveritar vendosi që çmimi i naftës në të gjitha pikat e vendit të jetë 217 lekë për litër. Pra teoria “e vendos tregu” u harrua dhe me një të rënë të lapsit çmimi u ul me gati 60 lekë për litër. Menjëherë pas deklaratës së Ramës në fillim të javës për mosndërhyrje në treg, çmimet e karburantit shkuan deri në 290 lekë për litër. Por kur vala e protestës filloi të ngrihej shefi i qeverisë i shantazhoi importuesit duke i paraqitur si mëkatarë të cilëve në këtë moment iu jepej rasti ti lanin ato.

Si pasojë e këtij kërcënimi të Ramës “tregu i lirë” e zbriti çmimin me gati 60 lekë.

Atëherë me të drejtë mund të pyesim: kush vendos se sa thellë do i futet dora në xhep qytetarëve: ekonomia e liberalizuar, importuesit, apo autokrati që kontrollon gjithçka?

©Lapsi.al

Zjarr Tv Ad