Protesta/ Studentët : Të plotësohen kërkesat, bojkot mësimit

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse studentët e nisën protetstën e tyre dhe tashmë janë në ditën e dytë të tyre, vërehet një numër i vogël i protestuesve, krahasim me ditët e kaluara.

Ndoshta temperaturat e ulta kanë ndikuar në reduktimin e numrit të studentëve.

Studentët shprehen se ka edhe studentë që janë rikthyer në auditore, pasi kanë frikë dhe pasiguri se mos humbasin vitin akademik.

Ata shprehen se pavarësisht se protesta është zvogëluar në numër, do vazhdojmë bojkotin e auditorëve deri në plotësimin e 9 kërkesave duke përfshirë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

“Një pjesë e studentëve mund të kenë përfituar pasiguri. Disa studentë janë rikthyer në auditore, pasi kanë frikë mos humbasin vitin akademik. Nëse nuk bojkotohet dhe shkohet në mësim, thyerje e bojkotit quhet, por ne kuptojmë frikën e tyre. Ata nuk kanë braktisur protestën, por janë përkohësisht në auditorë”- thotë një studente.

Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament. Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.

Kujtojmë se ishte 5 dhjetori i vitit të kaluar, kur studentë të universiteteve publike të Tiranës marshuan para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar fillimisht shfuqizimin e pikës 4 të VKM 288, që përcaktonte një tarifë shtesë për provimet e mbartura.

Por pas plotësimit të kësaj pike, studentët shtuan edhe kërkesa të tjera  sic janë rritja e buxhetit për arsimin, ulja e tarifave, si dhe përmirësimi i kushteve në universitete dhe konvikte.

 

Zjarr Tv Ad