Protesta të dhunshme kundër Presidentit, tre viktima në Venezuelë

0
531
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një protestë e dhunshme është zhvilluar në Venezuelë kundër presidentit, kanë përfudnuar në tragjedi, ku kanë mbetur të vdekur tre persona, ndërsa dhjetra të tjerë janë plagosur. Demonstruesit qëlluan me gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të sigurisë, ndërkohë që këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe mjete të tjera. Presidenti Maduro fajësoi opozitën për viktimat, ndërsa paralajmëroi edhe arrestime nga rradhët e liderëve opozitarë.
Mijëra qytetarë në Venezuelë kanë protestuar ashpër kundër Presidentit, Nicolas Maduro, ndërsa gjatë demonstratave janë regjistruar të paktën tre viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Në rradhët e viktimave përfshihen dy studentë që kishin dalë për të protestuar, si dhe një anëtar i gardës kombëtare.
Përplasjet kanë qenë mjaft të dhunshme. Demonstruesit kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të forcave të sigurisë, ndërkohë që numërohen dëme të konsiderueshme si pasojë e zjarrvënieve dhe shkatërrimit të objekteve të ndryshme.
Nga ana tjetër, edhe autoritetet kanë reaguar për të shpërndarë protestën ndërsa përdorën gazin lotsjellës dhe mjete të tjera.
Në demonstrata ishte i pranishëm edhe vetë lideri i opozitës, Henrike Kapriles, i cili gjithashtu nuk i shpëtoi efektit të gazit lotsjellës, sikurse duket edhe në këto pamje të filmuara me kamera amatore.
Nga ana tjetër, Presidenti Maduro mbajti një takim me mbështetësit e tij.
Kreu i qeverisë fajësoi opozitën për viktimat, ndërsa tha se do të kërkonte arrestimin e liderëve opozitarë.
Megjithatë, duket se fjala e Presidentit nuk ka ndikuar në vendosmërinë e protestuesve. Këta të fundit kanë njoftuar se do të mblidhen sërish gjatë orëve në vijim për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Ndonëse një vend me resurse të shumta, Venezuela ka shënuar një rënie katastrofike në ekonomi.
FMN ka parashikuar që inflacioni të arrijë në nivelin rekord 700%, ndërkohë që në vend ka mungesë furnizimi edhe për ushqimet bazike.
Probleme të tjera madhore mbeten shkalla e lartë e kriminalitetit dhe korrupsioni.

Zjarr Tv Ad