Protesta te Inceneratori i Tiranës, aktivistja: SPAK-ut i del gjumi në gusht për t’i shërbyer qeverisë! Të marrë të pandehur të gjithë zinxhirin e aferës korruptive

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Adriana Kalaja ka mbajtur sot fjalën e saj në protestën e thirrur në Inceneratorin e Tiranës. Kalaja u shpreh se para se të fillonte investimet e paligjshme, qeveria u kujdes që kapte systemin gjyqësor. Ajo shtoi se çdo gjë duhet të nisë nga drejtësia duke theksuar se SPAK duhet të marrë të pandehur të gjithë zinxhirin e aferës korruptive.

“Edhe lajmërimi sot në fakt duhet të kishte që të protestojmë aty ku duhet të ishte Inceneratori që nuk është. Më bënë përshtypje fotot e turpshme të bandës që drejton këtë vend. Në ato gërmadhë e vranë Ardit Gjoklajn dhe sot e kësaj dite nuk ka drejtësi.

Me taksat e qytetarëve ata abuzojnë dita ditës. Brenda këtij vendi që qartësisht është skenë krimi dhe unë nuk do flas shumë për Inceneatorët.Brenda këtyre ambientebe janë futur 6 furgona me polici të Shtetit. E dimë mirë që nuk ka polici të shtetit. Shumica janë disa banditë të veshur me uniform që i shërbejnë kryebanditit Edi Rama.

Çdo gjë është e mirëmenduar. Para se të fillonin investimet për Inceneratorit ata kapën systemin gjyqësore. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në SPAK 18 kallëzime penale. Asnjë reagim dhe asnjë veprim konkret për t’u paraqitur në lartësinë e detyrës për të cilën janë lajmëruar. Nxitojnë me urdhrat e pushtetit që në këtë pikë të verës të kërkojnë se kush është Ilir Meta apo Ilir Metaj. I del gjumi në gusht SPAK-ut. Sotir Kllapi është prokurori që i shërben mafies në pushtet.

Çdo gjë duhet të fillojë nga drejtësia. SPAK duhet të marrë të pandehur të gjithë zinxhirin e aferës korruptive të Incenerarorit”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad