Protesta tek Unaza e Re, arrestohen dy banorë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht arrestimit të dy protestuesve dhe procedimit në gjendje të lirë të 20 të tjerëve, qytetaret e zonës së Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë .

Protestuesit kërkojnë të mos shemben banesat e tyre, ndërsa shprehen se punonjësit e bashkisë po punojnë natën duke hequr pemët dhe ndriçimin. Banorët kanë bllokuar rrugën dhe bëjnë thirrje për lirimin e dy të arrestuarve.

Vëllai i një prej protestuesve të arrestuar, Kujtim Yllit u shpreh se do mbrojë me çdo formë banesën e tij dhe nuk do lejojë të prishet.

“Më kanë arrestuar vëllain. Të mos bëjnë arrestime se është turp. Edhe 25 vite burg të bëj, ajo shtëpia ime kur të kalojë mbi gjakun e fëmijëve të mi, të 4 vëllezërve të mi dhe në trupit tim, atëherë do mund ta prishin. Po na morri shtëpinë le të më marri dhe nderin e gruasUnë kam ardhur për të ardhmen e fëmijëve të mi këtu”- tha ai.

Në mbështetje te banorëve kane qenë prezentë dhe deputetet e opozitës. Deputeti i PD Klevis Balliu u shpreh i ndinjuar për protestuesit e arrestuar dhe paralajmëroi kryeministrin se banorët nuk tremben nga arrestimet, por do të vazhdojnë të qendrojnë ne protest për të kërkuar të drejtën e tyre.

Zjarr Tv Ad