Protesta, Xhaçka: Mirënjohje për efektivët e plagosur

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tensionet në protestën e opozitës kanë sjellë dhe reagimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në një postim në Facebook, Xhaçka shpreh mirënjohje për oficerët që u plagosën, teksa qëndronin në krye të detyrës.

Postimi i plotë: 

Respekt dhe mirënjohje për efektivët që edhe sot u përballën me dhunën e politikes pa ide e pa vizion.

Në krah të çdo prindi e bashkëshorti, në krah të çdo biri nëne, me apo pa uniformë, që u vu në mbrojtje të shtetit, dinjitetit, qetësisë publike e vlerave të demokracisë.

Përshëndes të gjithë qytetarët, përfshirë ata me bindje të djathta, që u distancuan nga ky grup i vogël dhunuesish, qëllimi i vetëm i të cilëve është bllokimi i rrugës tashmë të pandalshme të të gjithë shqiptarëve drejt Europës. Shërim të shpejtë efektivë të lënduar! Mirënjohje e pafundme për policinë e shtetit!

 

Zjarr Tv Ad