Tre muaj nga vdekja e George Floyd, çështja e Jacob Blake ka ndezur edhe një herë protestat kundër racizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përshirë të gjitha sportet dhe yjet e tij. Të parët që bojkotuan ndeshjen ishin basketbollistët e Milëaukee. Vetëm pak minuta nga nisja e sfidës së pestë në play-off e NBA, Bucks vendosën të mos zbrisnin në parket kundër Orlandos. Ky gjest kishte një efekt domino, duke sjellë pezullimin e ndeshjeve të tjera të mbrëmjes në NBA.
Një vendim ky pa precedent, pas ngjarjes në Ëisconsin, ku 29 vjeçari Jacob Blake u qëllua me shtatë plumba nga një polic, duke mbetur I plagosur rëndë. Protestave që nisëm më pas I janë bashkuar yjet e sportit dhe jo vetëm nga NBA, pasi janë pezulluar ndeshje të baseboll dhe futbollit, pasi lojtarët refuzuan në zbrisnin në fushë.