Protestat kundër traut me pagesë, policia procedon 5 persona në Divjakë, mes tyre dhe kryetari i PD në Lushnjë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Divjakës ka proceduar 5 persona që protestuan ditën e djeshme kundër vendosjes së traut në parkun Kombëtar të Karavastas.

Policia njofton se janë proceduar shtetasit E. Sh., 64 vjeç, J. M., 46 vjeç, N. Gj., 71 vjeç, D. P., 29 vjeç dhe L. Gj., 64 vjeç, pasi nuk u janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të zhbllokuar rrugën, me qëllim normalizimin e lëvizjes në këtë zonë.

Bëhet me dije se mes të proceduarve është edhe Eduard Sharka, kryetari i PD në Lushnjë, i cili ka zyrtarizuar edhe kandidaturën për Primaret për Lushnjën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Sh., 64 vjeç, J. M., 46 vjeç, N. Gj., 71 vjeç, D. P., 29 vjeç dhe L. Gj., 64 vjeç.

Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë organizuar një protestë në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës dhe nuk u janë bindur thirrjeve të punonjësve të Policisë, për të zhbllokuar rrugën, me qëllim normalizimin e lëvizjes në këtë zonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad