Protestat në Francë, 19 të plagosur dhe 40 të arrestuar

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka sulmuar ashpër demonstruesit që u përplasën me policinë në Paris, gjatë protestave më të fundit të nxitura prej rritjes së çmimit të naftës.

“Turpi bie mbi ata që sulmuan oficerët, – shkroi ai në Twitter. – Në Republikën franceze nuk ka vend për dhunë”.

Kaosi mbërtheu mbrëmjen e së shtunës “Champs-Elysees”, me policinë që u detyrua të përdorte gazin lotsjellës dhe hedhëset e ujit për të shpërndarë protestuesit.

Demonstratat janë konsideruar nga lëvizja e “jelekëve të verdhë” si “akti numër dy” në fushatën që ka nisur rreth një javë më parë. Protestat nisën fillimisht me në fokus rritjen e një takse të naftës. Por, më vonë ato u përshkallëzuan për të reflektuar irritimin me rritjen e kostos së jetesës, veçanërisht në zonat rurale, si dhe ankesat për një sërë politikash të presidentit Macron.

Më shumë se 100 mijë njerëz morën pjesë në rreth 1.600 tubime anembanë Francës gjatë së shtunës, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme. Shumica e tyre kaluan paqësisht, me përjashtim të kryeqytetit, ku u mblodhën rreth 8.000 demonstrues.

Në Paris ishin dislokuar 5.000 policë, të cilët kishin ngritur barriera metalike përreth “Champs-Elysees”, për të penguar protestuesit të arrinin në ndërtesat kryesore si zyra e presidentit apo Asambleja Kombëtare.

Megjithatë, disa protestues u përpoqën të çanin kordonin e policisë, duke ndezur zjarre, shkatërruar sinjalistikën rrugore, duke shkulur barrikadat dhe gurët nga rrugët, për t’iua hedhur ato policëve, nën thirrjet e theksuara kundër Macronit.

Zyrtarët thonë se 19 persona mbetën të plagosur nga përplasjet deri pasdite vonë, përfshi këtu 4 oficerë, ndërkohë që 40 njerëz janë arrestuar.

Zjarr Tv Ad