Protestat në Hong Kong, 12-vjeçari del para gjykatës

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 12-vjeçar është dënuar në lidhje me protestat antiqeveritare të Hong Kong.

Fëmija, i cili nuk është identifikuar, u arrestua kur shkoi në shkollë pas demonstratave në tetor.

Ai pranoi se kreu vepra penale duke bërë shkrime me spray në muret e një stacioni policor dhe në një stacion metroje.

Dënimi për 12-vjeçarin do jepet muajin tjetër.

Janë arrestuar më shumë se 5000 persona që nga fillimi i protestave në qershor.

Një numër i tyre ishin midis moshës 12 dhe 15 vjeç, megjithëse kjo është hera e parë që një prej tyre dënohet.

Prokurorët thanë se fëmija shkroi parulla të tilla si “policë të mallkuar mashtrues” dhe “asgjësim hyjnor, Hong Kongu i lirë” në muret e Stacionit Policor Mong Kok dhe stacionit të Prince Edward MTR më 3 tetor.

Oficerët më pas ndoqën djalin në shtëpi dhe pritën jashtë gjithë natën. Kur fëmija u nis për në shkollë mëngjesin e së nesërmes, oficerët kryen një kontroll në banesë ku ju gjet boja e zezë.

Avokatja e djalit, Jacqueline Lam, tha për gjykatësit se ai ishte mbajtur në stacion policor pas arrestimit të tij, një “mësim i rëndësishëm” për të.

“Unë i kërkoj gjykatës që t’i japë një shans,”-tha ajo. “Në fund të fundit, ai është vetëm 12 vjeç.”

Zjarr Tv Ad