Protestat për vdekjen e Lear Kurtit/ “Ishte vrasje me paramendim”, Koti: Janë thirrur nga të rinjtë për të mbrojtur veten e tyre, shqetësuese situata kriminale në vend

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë deputetja e PD Serina Koti për të folur në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti pasi u shoqërua në komisariat. Koti tha se është një nga ngjarjet më të rënda që po përjeton shoqëria shqiptare dhe sipas saj nuk ishte vdekje por një krim.

Ndërkohë Koti shtoi se protesta që u mbajt dje për Lear Kurtin, ishte e thirrur nga të rinjtë, për të mbrojtur veten e tyre.

Koti: Është verëtet një nga ngjarjet më të rënda që po përjeton shoqëria shqiptare. Që në orët e para kur u mor vesh lajmi dhe nga kontraditat e informacioneve që shpërdante policia dhe spitali i Traumë. PD dënoi me forcë, se nuk ishte vdekje por krim, ishte vrasje me paramendim. Dje protesta ishte e thirrur nga të rinjtë.

Është shqetësuese situata kriminale në Shqipëri. Jemi në situatë ku duhet të ndërhyjë shoqëria, se po shohim se institucionet publike po shkërmoqen dita ditës. Ne jemi të pambrojtur si qytetarë. Rinia e sheh sa e pashpresë është të punosh këtu. Këtu është kthyer në një stres 24 orësh. Protesta e djeshme ishte një reagim i të rinjve për të mbrojtur në radhë të parë veten e tyre. Çdo protestë që po thirret, po thirret nga vetë shoqëria por ne i mbështesim.

Qeveria ka tentuar që cdo protestë që ka nisur të shuhet, të dënojë të rinjtë që protestojnë.

Zjarr Tv Ad