Protestat, Rama: Marshimet nuk e rrëzojnë qeverinë, u plagos fytyra e vendit

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët ka folur për protestën e opozitës, teksa tha se marshimi i pakicës ishte absurd edhe pse sipas tij ndryshoi mënyra e goditjes me zjarr ndaj institucioneve. Rama tha se edhe gjatë kësaj proteste vendos në rrezik jeta e punonjësve të policisë, ndërkohë që tha që me këto bomba molotov u godit fytyra e Shqipërisë

“As me qëndrime e as me marshime nuk zëvendësohet dhe as nuk rrëzohet qeveria dhe aq më pak bombat molotov kapsollat dhe fishekzjarret nuk janë program apo alternativë e qeverisjes, por kapasollat janë një alternativë qeverisëse, por përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e vendit në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë e vendit dhe familjare që atyre që jetojnë në këtë vend.

Aspekti tjetër është ai që lidhet me situatën e krijuar nga manifestimet e dhunshme dhe i tillë ishte edhe i djeshmi, nuk më impresionon fakti që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes me zjarr mbi institucionet, se ato të djeshme, përsëri rrezikuan jetën e uniformave blu, krijuan disa plagë për disa prej tyre dhe mbi të gjitha e djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë vetëpërjashtuar nga zgjedhjet që shkaktoi jo pak dhe krijoi jo pak ankth për banorët”, tha Rama.

Ai shtoi më tej se: “Të gjithë kanë të drejtë të mendojnë në mënyra të ndryshme por kush shkon përtej të drejtën për të pasur mendimin e vet dhe kërcënon lirinë e të tjerëve është i tepërt në territorin ku lëvizin njerëzit e lirë dhe e vazhdon një pjesë të jetës në territorin ku shteti mban ata që dënohen me heqje lirie dhe për kë? Për Lulzim Bashën, Kryemadhin, Saliun, apo për të tjerët me radhë, njerëz që nuk kanë asnjë sens të së ardhmes por energjinë negative që prodhon dëshpërimi dhe verbëria”

Zjarr Tv Ad