Protesta,tensione në Kryebushat/ Policia fotografon listën e udhëtarëve

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Po kontrollohen imtësisht në trup nga Policia, qytetarë nga i gjithë vendi që janë duke vërshuar në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës me mjetet e tyre ose me autobuzë për t’u bashkuar në një protestë kombëtare përpara Kryeministrisë.Sapo ata dalin nga fshatrat apo qytetet e tyre, po ndalen, kontrollohen e madje edhe fotografohen.

Policia e Shtetit, me argumentin “për mbarëvajtjen e protestës”, ka nisur të shkaktojë tensionet e para.  Mësohet se në Kryebushat të Shkodrës, Policia ka fotografuar listën e udhëtarëve që po nisen drejt Tiranës, ç’ka i ka irrituar qytetarët dhe ka ndezur indinjatën e tyre.

Policët i kanë verifikuar një për një udhëtarët dhe pa ia vënë veshin, reagtimit të tyre, i ka urdhëruar, pas kontrollit deri edhe trupor: Vazhdoni udhëtimin, vazhdoni udhëtimin!

Më tej, furgonë polici kanë ndaluar makinat private, i kanë zbritur pasagjerët, i kanë kontrolluar në trup dhe u kanë marrë emrat shënim. 

Gjithçka, sipas qytetarëve që po kalojnë këtë filtër kontrolli, po bëhet me synimin për t’i penguar t’i drejtohen Tiranës për të protestuar

Zjarr Tv Ad