Protestë 48 orë/ Saldohet Kryeministria, Bulevardi plot me kamera

0
389
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministria është blinduar nga forcat e rendit por përveç numrit të madh të efektivëve që do e mbrojnë, dyert e Kryeministrisë janë salduar me llamarina.  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” se mbrëmjen e kaluar si dyert e Kryeministrisë ashtu edhe streha në hyrjen nga Bulevardi janë salduar me llamarina për të mos u dëmtuar në rast të një sulmi nga protestuesit. Po kështu rreth e rreth Kryeministrisë është vendosur një rrethim.

Nuk dihet nëse kjo protestë do të jetë si 4 të kaluara dhe do të mbyllet pas disa orësh por gazetarja Lala raportoi se këtë herë Partia Demokratike ka kërkuar leje 48 orë për zhvillimin e protestës.

Ndryshe nga hera e mëparshme kur policia refuzoi lejen me arsyetimin se rrezikoheshin institucione të sigurisë dhe jeta e deputetëve, këtë herë policia nuk e ka refuzuar dhe ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj.

Forcat e policisë janë vendosur në dy anët e Kryeministrisë si nga ana e Piramidës ashtu edhe nga Rogner. Makinat, blindat e autobotet janë në pjesën e prapme të Kryeministrisë.
E gjithë pjesa e lulishtes pranë Kryeministrisë është e rrethuar. Po kështu mësohet se në të gjitha shtyllat e ndriçimit në Bulevard janë vendosur kamera sigurie me rezolucion të lartë për të filmuar protestën dhe për të identifikuar ata që mund të kryejnë veprime të dhunshme. Protesta me sa duket do të ketë edhe fjalime, pasi në Bulevard po vendoset dhe podiumi.
Zjarr Tv Ad