Protestë e dhunshme në Hong Kong, policia qëllon edhe me armë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është përshkallëzuar dhuna gjatë protestave në Hong Kong, ndërsa një oficer policie ka qëlluar me armë zjarri gjatë tubimit të së dielës. Pasi goditën me shkopinj gome oficerë policie kanë drejtuar armët drejt protestuesve.

Më herët gjatë ditës policia hodhi ujë ndaj protestuesve për ti shpërndarë. Protestat filluan në rrethin Tsuen Ëan të qytetit dhe më pas u përhapën në rrethin e Tsim Sha Tsui, ndërsa autobotet me ujë dolën në rrugën për të shpërndarë protestuesit.

Mediat lokale raportuan se një polic kishte qëlluar në ajër si paralajmërim për protestuesit dhe se disa oficerë ishin dërguar të plagosur në spital si rezultat i përplasjeve. Protestat kundër qeverisë në Hong Kong kanë hyrë në muajin e tretë.

Zjarr Tv Ad