Protestë kundër vizitës së Donald Trump në Britani

0
718
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa mijëra njerëz kanë protestuar para parlamentit në Londër, duke i bërë thirrje qeverisë që ta anulojë ftesën presidentit amerikan, Donald Trump, për të bërë vizitë shtetërore në Britani të Madhe.

Protesta e 4 shkurtit është nisur ambasadës amerikane në Londër, për të vazhduar më tej para parlamentit. Protestuesit kanë thirrur “turp për ty” duke iu drejtuar kryeministres Theresa May, e cila ia ka dërguar ftesën Trumpit derisa ajo u takua me të në SHBA.

Protestuesit gjithashtu e kanë kundërshtuar urdhërin ekzekutiv të 27 janarit të presidentit Trump që ndalon të gjithë refugjatët dhe vizitorët nga shtatë vende me popullatë kryesisht myslimane për të hyrë në SHBA.

Ky urdhër ekzekutiv përkohësisht është bllokuar nga një gjykatë federale amerikane.

Mbi 100 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin në internet përmes së cilit bëhet thirrje që vizita e Trumpit të anulohet, ndërsa për këtë, ligjvënësit britanik pritet të diskutojnë sërish gjatë këtij muaji.

Zjarr Tv Ad