Protestë në burgun e Drenovës, 24 të dënuar kundërshtojnë kufizimet për takim me familjarët

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sektori dy në burgun e Drenovës, në qarkun e Korçës, ka hyrë sot në protestë. 24 persona që vuajnë dënimin në këtë burg po kundërshtojnë vendimin që u kufizon atyre takimin me familjarët.

Ky kufizim për disa të dënuar është marrë për shkak të një vendimi të Gjykatës së Korçës për ”burgim” brenda burgut për gjashtë të dënuar, të cilët kanë organizuar më parë një revoltë pasi kërkonin që në regjimin e tyre të brendshëm të vinte një i dënuar që i përkiste Camorres.

Mes të dënuarve për të cilët gjykata vendosi mbikëqyrje të veçantë ishin Aleksandër Llanaj, Aleksandër Sinanaj dhe Klodian Premçi. Siç argumentonin autoritetet e burgjeve, të dënuarit refuzuan praninë e të dënuarit Pajtim Abazi në sektorin e sigurisë së lartë dhe më pas kërkuan që aty të sillej Salvadore Lettizia, një i dënuar për vrasje të trefishtë në Shqipëri.

Në muajin maj të këtij viti, të dënuarit dogjën dyshekët në formë revolte dhe gjatë përplasjes me forcat e sigurisë jo zyrtarisht thuhet se u kërcënua edhe kreu i këtij burgu.

Për këtë çështje,Agron Ismailin, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, se ka indicie se drejtori i burgut të Drenovës është kërcënuar nga një i dënuar i dosjes Lazarati.

“Jo nuk është kërcënuar, nuk kemi asnjë shqetësim nga të burgosurit, të burgosurit po e kuptojnë për ditë e më shumë se nuk shtyhet problemi për të ashpërsuar masat, por për të zbatuar rregulloren”, deklaroi Ismaili një muaj më parë./top channel/

Zjarr Tv Ad