Protestë në Durrës: 6 muaj pas tërmetit të nëntorit, banorët të paqartë për fatin e shtëpive të tyre

0
102

6 muaj pas tërmetit të nëntorit, banorët e një kompleksi pallatesh  në Durrës, ku banojnë 280 familje mbeten të paqartë për fatin e shtëpive.

Ndaj këtë të martë dolën në protestë para bashkisë së Durrësit, duke zbatuar dhe protokollin anti covid.

”Po bëhen 6 muaj që ka rënë tërmeti dhe asnjë informacion nuk kemi marrë. Si do venë këto hallet tona nuk e di. Ekspetiza që ka dalë është thjesht sugjerim. Pra sugjerimi është që kompleksi ka dëmtime të lehta.”

Një përfaqësi u pritën në Bashkinë e Durrësit, por thonë se dolën sërish të paqartë.

”Vetë Instituti i Ndërtimit nëpërmjet portalit të bashkëqeverisjes na ka kthyer përgjigje na ka kthyer përgjigje që bashkia e Durrësit e ka marrë këtë akt ekspertize që në muajin shkurt të vitit 2020. Ka një paqartësi dhe një konfuzion total që ne na bën të pashpresë.”

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit për mediat sqaroi se ata ende nuk kanë ekspertizën e thelluar të institutit të ndërtimit ndaj, nuk ka vendim cfarë do të ndodhë me pallatin.

”Megjithëse disa nga banorët pretendonin që e kishin, pra që e kishin marrë dorazi nga Instituti i Ndërtimit, ne preism aktin zyratar sepse ligjërisht ai njihet si proces pune për bashkinë. Do merren të gjitha masat ligjore për të vazhduar me procesin e rindërtimit”, tha Arber Braho nënkryetar i bashkisë Durrës.

Kompleksi Jedas ëshët dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit në 5 katet e para të tij.

Në raportin e ekspertizës së thelluar ë disponojnë banorët, sugjerohet që pallati mund të riparohet, pasi ka dëmtime të lehta në strukturë dhe dëmtime të rënda në muraturë.