Protestë në Tiranë kundër zgjedhjeve monopartiake të Ramës

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qindra qytetarë të Tiranës janë mbledhur ditën e sotme për të protestuar kundër zhvillimit të zgjedhjeve monopartiake të Edi Ramës.

Bëhet fjalë për një protestë në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku është vendosur edhe KZAZ-ja e kësaj zone.

Në këtë protestë janë duke marrë pjesë banorët e zonës së Unazës së re, të cilët kanë muaj e muaj që nuk i kanë ndaluar protestat kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit deklarojnë se nuk do të lejojnë votime komuniste.

Pjesë e protestës është edhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili është mbështetës i banorëve.

 

Zjarr Tv Ad