Protestë para kryeministrisë/ Qytetarët lënë në shkallë ‘rekordin guinness’ për Ramën: I vetmi kryeministër në botë që nuk…

0
620
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistët e ‘Qëndresës Qytetare’ kanë organizuar një protestë para kryeministrisë ku në shenjë simbolike kanë lënë në shkallët e ndërtesës një rekord “guinness” për kryeministrin Edi Rama të cilin e cilësuan si të vetmin në botë që nuk njihte realitetin e studentëve.

Protesta u organizua pas paketës anti-krizë të prezantuar nga qeveria ditën e djeshme, pasi nuk përmbante asnjë ndihmë për studentët.

“Projekte instalacione me vlerë 4 milionë euro do zbuklurojnë opborrin e kryeministrisë ndërkohë që nuk shohim nëse do ketë ndihma për studentët. Kjo na bën të mendojmë se vendi ynë ka miliona euro që përdoren për argëtim. Janë vlera marramendëse që mund të shndërrohen në shkolla, konvikte për sistemin tonë arsimor. Ne së bashku sot do i vendosim këtë rekord Guinness kryeministrit tonë, sepse është i vetmi rekord guines në botë që nuk njeh situatën e studentëve të tij”– u shpreh njëri prej aktivistëve.

Zjarr Tv Ad