Protestoi për ndihmën ekonomike që i hoqën, Policia arreston invalidin

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një invalid është ndaluar pak minuta më parë nga Policia e Shkodrës.

Ai është Gjergj Çuni dhe është ndaluar vetëm pak orë para protestës së sotme që do të mbahet në Tiranë nga opozita përballë Kryeministrisë në orën 18.30.

Personi i ndaluar është Gjergj Çuni, i cili është shoqëruar në Polici me pretekstin e pjesëmarrjes në protestën e së shtunës ku pati përplasje midis Policisë dhe protestuesve.

Në një komunikim me mediat, Xhevat Amulli, kreu i demokratëve në Shkodër tha se:

“Protestat nuk ka gjë që do ti ndalë. Rama është në grahmat e fundit. Në këto momente kanë filluar arrestimet në Shkodër, është arrestuar invalidi Gjergj Çuni, i cili proteston për pagën e tij që ja kanë hequr. Ai fillon arrestimet me shtresën më të vobektë të këtij qyteti. Unë i bëj thirrje policisë që mos aplikohet dhe mos arrestojë njerëz, pasi ata janë qytetarë të thjeshtë që protestojnë. Policia të distancohet, pasi në të kundër do të ketë përplasje me policinë edhe në Shkodër.”

 

Zjarr Tv Ad