“Protestojmë për mister charterin, jahtin dhe inceneratorin”, regjisori Budina mesazh të fortë: Protesta kundër mafias së pushtetit. Mosbindje civile deri në fitore!

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Regjisori Edmond Budina ishte i pari që e mori fjalën në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar.

Ai tha para mijëra protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se kjo protestë ishte kundër mafias së pushtetit. Mes të tjerash ai pohoi se qytetarët duhet të protestojnë deri në mosbindje civile, që të arrihet fitore.

“Përshëndetjen këtij populli opozitar që e ka shembur frikën dhe ka mbushur këtë shesh. Vëllezër ne nuk jemi këtu vetëm për keqqeverisjen e këtij pushteti, por për të treguar forcën tonë kundër mafies, mafies në pushtet, e cila e ka uzurpuar pushtetin. Është mister charteri i 22 mln-ve. Është mister jahti i 2 mln, apo mister inceneratori i 4.3 mln. Ne jemi këtu për kundërshtuar qeverinë. Jemi ‘pa fe, pa atdhe, pa flamur’, por ne nuk jemi si ai. Ai atdhe ka paranë. Ai fe ka drogën.

Ai flamur ka shitjen e interesave të atdheut. Ne jemi kundër të gjitha këtyre. Vëllezër dhe motra mos të mendojë asnjëri se prijësit tanë do të na zbresin nga qielli. Duhet të luftojmë të gjitha bashkë që ne luftën tonë do e vazhdojmë deri në fund. Ata që thonë se duhet të presim një udhëheqës që të zbresë nga qielli, duan të mbajnë në pushtet Ramën. Mosbindje civile deri në fitore”, tha Budina.

Zjarr Tv Ad