Protestues nga Shkodra, Durrësi e Korça nisen me autobusë drejt Tiranës

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike do të mbajë sot protestën e parë që prej marres së drejtimit të saj nga ish-kryeministri Sali Berisha. Demokratë dhe njerëz të thjeshtë nga gjithë Shqipëria janë ftuar të vijnë sot në kryeqytet, në tubimin që do të nisë në orën 19.00 dhe pritet të zgjasë tre orë.

Nga selia e PD bëjnë me dije se protestuesit janë nisur nga Shkodra edhe me makina private, veç autobusëve që janë vënë në gatishmëri nga Degët e rretheve. Nga nisja në sheshin përpara Teatrit “Migjeni”, ka qenë i pranishëm edhe kryebashkiaku Bardh Spahia dhe kreu i PD Gjenarin Kapçari.

Pjesëmarrja nga qyteti kryeqendër i veriut pritet të jetë me rreth 1 mijë protestues. Po ashtu, edhe demokratët e Durrësit kanë nisur të vijnë në Tiranë, tashmë që na ndan zyrtarisht vetëm një orë nga nisja e protestës.

Rreth 2,500 durrsakë parashikohet të jenë të pranishëm në tubimin e sotëm të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. PD ka kërkuar në Policinë e Tiranës 3 orë leje për protestën e sotme, ndërsa më shumë se 1 mijë policë janë në gatishmëri.

Po ashtum, bëhet me dije se edhe nga Qarku Dibër pritet prezencë e madhe protestuesish. Sipas kryetarëve të degëve të PD në Mat, Bulqizë e Dibër, në total nga ky Qark do të jenë pjesë e protestës rreth 2,000 qytetarë.

Mobilizim për protestën e sotme kanë treguar dhe demokratët e Korçës. Mbi 1200 anëtarë të PD dhe qytetarë të thjeshtë raportohet se janë nisur tashmë me autobusë, furgonë e makina private drejt Tiranës. Në disa qytete të vendit raportohet edhe për kontrolle nga Policia.

Numrin më të vogël të pjesëmarrësve e ka Kolonja, ku rreth 30 vetë janë nisur drejt Tiranës, nga të cilët 6 janë qytetarë dhe pjesa tjetër janë anëtarë të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, një numër i lartë pjesëmarrësish raportohet se janë nisur dhe do të nisen nga Elbasani, shkruan newsbomb.al. Sipas degës së PD atje, janë rreth 20 autobusë që janë vënë në dispozicion për qytetarët e thjeshtë dhe demokratët.

Zjarr Tv Ad