Protestuesit kanë vijuar tentativat për të hyrë në Kryeministri. Pas sprapjes nga forcat e gardës dhe te policise, protestuesit kanë tentuar sërish për tu futur brenda në institucionin e Kryeministrisë. Herë pas herë individë të ndryshëm kanë prishur bulevardin dhe kanë hedhur gura në drejtim të derës kryesore ndërkohë që të tjerë kanë hedhur shishe me molotov duke ndezur zjarr në pëpjekje për të djegur hyrjen. Policia e gjendur brenda në katin e parë të Kryeministrisë është kundërpërgjigjur duke lëshuar ujë drejt protestuesve të dhunshëm. Bashkë me protestuesit në shesh vijojnë të jenë edhe liderët kryesor të opozitës, të cilët e kanë cilësuar dhunën si një skenar të parapërgatitur nga qeveria. Ende nuk ka një bilanc konkret të personave të plagosur ndonëse disa prej tyre janë transportuar me ambulancë në spital.