Protestuesit drejt selisë blu

0
12

Me nisjen e seancës së Kuvendit ka nisur edhe protesta e gjashtë opozitës. Protesta u zhvillua jashtë godinës së Parlamentit për tre orë e 30 minuta, ndërsa më pas protestuesit u zhvendosën drejt ambienteve të Policisë së Tiranës për tu solidarizuar me protestuesit e shoqëruar nga policia.

Gjatë protestës te Parlamenti u dëgjuan thirrje kundër qeverisë. Protestuesit tentuan të çajnë tre herë kordonin e policisë dhe ia dolën në tentativën e katërt. Megjithatë policia arriti ta neutralizonte shpejt situatën.  Që në nisje u hodhën shashka, tymuese dhe bidona uji në drejtim të policisë. U raportua për dy policë të lënduar nga shashkat.

ORA 14:55- Ndërsa është protestuar për 5 orë, fillimisht te Parlamenti e më pas te Drejtoria e Policisë së Tiranës, protestuesit po lëvizin drejt selisë së PD. Pritet që aty të bëhet edhe mbyllja e protestës së sotme.