Protestuesit e Astirit djegin goma në rrugë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të cilat preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndërsa tashmë kanë kaluar më shumë se 3 muaj në rrugë.Banorët të cilët kërkojnë tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por anulim të plotë të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv. Ata paralajmëruan Kryeministrin Edi Rama se nëse ai dhe autoritetet do të tentojnë të prekin pronën e tyre do të përballen me rezistencë të fortë.  Ato gjithashtu në shenjë proteste kanë djegur dhe disa goma në rrugë. Të pranishëm në këtë protestë edhe sonte kanë qenë deputetët e opozitës,të cilët bënë thirrje që të gjithë shqiptareët të bashkohen me 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën, pasi sipas tyre për aq kohë që ai vijon të jetë në pushtet nuk do të ketë drejtësi.

 

Zjarr Tv Ad