Protestuesit e Ballshit/ Presin përgjigje për rifillimin e punës

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe këtë të martë ka vijuar sërish protesta e naftëtarëve përpara hyrjes së rafinerisë së Ballshit.

Sikundër ditën e djeshme ku pati tension mes protestuesve dhe policisë, sot situata paraqitet më e qetë.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj për Report Tv tha se disa prej tyre u shoqëruan në komisariat pas protestës të së hënës.

Ai thotë se policia u mori deklaratë mbi organizimin e protestës por nuk pati asnjë procedim penal.

Gjithashtu ai thotë se ka patur bisedime me palën azere dhe priten edhe përgjigja e tyre për vazhdimësinë e punës.

“Jemi rrënuar si naftëtarë dhe nuk kemi ku të shkojmë. Veç të shkojmë në gjykatën e Hagës, ndryshe nuk kemi çfarë të bëjmë. Ku do shkojmë. Protestat do të bëhen më të dhunshme kohën e ardhshme, mos shiko tani. Kryeministri duhet të vijë me zgjidhje konkrete, nëse nuk ka zgjidhje të vijë të na vrasë të gjithëve. Mallakastra do bëhet e gjithë bashkë” – thotë një prej protestuesve.

Zjarr Tv Ad