Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Banorët e Unazës së Re vazhdojnë betejën e tyre për të mos dalë nga banesat që janë planifikuar të prishen për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe. Protesta e ditës së sotme është shoqëruar me momente tensioni, të cilat kanë tentuar të hapin me forcë portën e madhe të bashkisë për të hyrë brenda, por më pas janë tërhequr sërish pas ndërhyrjes së policisë.
Protestuesve I janë bashkuar edhe deputetët e grupit parlamentar të LSI së bashku me deputetët e PD.
Banorët janë mbledhur për të protestuar para Bashkisë së Tiranës duke kërkuar takim me kryetarin apo përfaqësues dhe një përgjigje nga bashkia. Ata kanë kërkuar të dëmshpërblehen për banesat e tyre pasi kanë 20 vite që jetojnë aty dhe kanë hedhur mundin e gjithë jetës