Protestuesit nisin marshimin, Noka: Na ndiqni

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestuesit kanë tentuar disa herë të çajnë kordonin e policisë por nuk ia kanë dalë. Pas rreth 2 orë e gjysmë protestë tek parlamenti, ish-deputeti Flamur Noka iu ka kërkuar protestuesve të vazhdojnë marshimin por pa thënë se ku.

Protestuesit kanë vijuar ecjen me në krye kreun e PD-së Lulzim Basha, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi etj. Protestuesit para parlamentit kanë hedhur sende të forta drejt policisë, tymuese e shashka duke shtyrë kordonin e policëve për të hyrë në parlament. Protesta e nisur sot në orën 9:30, paralel me seancës plenare është shoqëruar me tensione dhe hedhje shashkash mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re. Mësohet se policia ka shoqëruar edhe disa prej tyre.

Zjarr Tv Ad