Protestuesit sulmojnë Parlamentin në Hong Kong, tensionohet situate

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tensionohet situata në Hong Kong. Policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopa gome kundër protestuesve që mësynë Parlamentin, mes zemërimit në rritje për një projektligj që lejon ekstradimin në Kinë.

Protestuesit bllokuan rrugët kyçe rreth godinave qeveritare dhe hodhën tulla e objekte të tjera kundër policisë.

Qeveri nuk heq dorë nga projektligji që sipas kritikëve do të lejojë Kinën të shënjestrojë kundërshtarët politik në rajon.

Votimi përfundimtar lidhur me të do të zhvillohet në 20 qershor. Mijëra protestues, kryesisht të rinj dhe studentë, dolën nëpër rrugë duke tentuar të bllokonin hyrjen në godinat qeveritare, në prag të debatit mbi projektligjin.

Autoritet u bënë thirrje manifestuesve të lirojnë rrugët e të shpërndahen sa më shpejt, por ata paralajmërojnë se nuk do të largohen deri ne anulimin e projektligjit. Kritikët e projektligjit për ekstradimet, citojnë përdorimin e torturave, dënimeve arbitrare dhe rrëfimet e detyruar në sistemin gjyqësor kinez.

Premtimet e qeverisë për zbatimin e masave mbrojtëse për të drejtat e njeriut nuk mjaftuan për të qetësuar protestuesit. Këto janë demonstratat më të mëdha që kur territori iu dorëzua Kinës nga britanikët në 1997-tën. Mbi 100 biznese kanë thënë se do të mbyllen për të lejuar stafin t’i bashkohet protestave dhe gati 4 mijë mësuar paralajmërojnë të hyjnë në grevë.

Mijëra protestues kanë pushtuar rrugët e Hong Kong-ut për të tretën ditë rresht duke kunërshtuar projektligjin që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës.

Protestuesit, një pjesë e të cilëve të veshur me helmeta e me maska, bllokuan rrugët

 

Zjarr Tv Ad