Protestuesit zhvendosen te Ministria e Brendshme

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestuesit e opozitës janë larguar nga ambientet para Parlamentit, pas tre orësh protestë dhe fjalime.

Të prirë nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialuste për Integrim, Monika Kryemadhi, ata janë nisur në një marshim-protestë.

Pas disa minutash marshim në grup, ata janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme, ndërsa nuk dihet ecuria e mëtejshme e protestës.

Në fjalën e tij gjatë protestës, Basha tha se protestat nuk do të ndalin deri në rrëzimin e “qeverisë kusure dhe kryehajdutit”.

Basha u zotua se do të hidhen themelet e një demokracie sipas parimeve ndërkombëtare dhe një parlament që ti takojë popullit dhe një drejtësi e pavarur, ku do të ndëshkohen politikanët e lidhur me krimin.

Ai përshëndeti të arrestuarit e protestave të kaluara duke thënë se, “ora e padrejtësisë do marrë fund”.

Basha tha se qytetarët do i përgjigjen Edi Ramës dhëmbë për dhëmbë, “Liri a vdekje, demokraci a vdekje”.

Sipas tij nëse nuk ka zgjidhje politike, monopoli i parë që do shkatërrohet është ai i dhunës politike, duke deklaruar se “Ora e hakmarrjes popullore po afron”.

Gjithë fjala e liderit të opozitës u shoqërua me momenti tensioni dhe përplasje fizike, ku protestuesit tentuan të çajnë kordonin e policisë

 

Zjarr Tv Ad