Protestuesit zhvendosen tek Policia

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e opozites para parlamentit vijon prej ores 10:00. Disa herë protestuesit tentuan të çajnë kordonin policor por s’u lejuan nga policia. E cila forcoi dhe kordonin policor. Me pas protestuesit u ulen kembekryq per gati nje ore dhe rreth orës 13: 29 minuta ata u ngriten u zhvendosen drejt policise se Tiranes ku flitet se janë disa protestues të ndaluar.

Ora 13: 53 Protesta zhvendoset tek policia e Tiranes. Protestuesit bejne thirrje per lirimin e protestuesve te ndaluar. Nje kordon policor me skafandra po ruan godinen e policise.

Ora 12:28 Protestuesit jane ulur kembekryq para parlamentit

Ora 12: 07  Serish protestuesit po tentojne te çajnë kordonin policor i cili nuk lejon protestuesit të përparojnë drejt Kuvendit. Policia ende nuk ka perdorur gazin lotsjelles por po mundohen te mbajne nen kontroll protestuesit vetëm duke i shtyrë për të mos i lejuar të përparojnë.

Disa metra më tutje ndodhet dhe një kordon tjetër policor me skafandra dhe gati për të ndërhyrë.  Protesta ka nisur në orën 10:00.

Nga ana tjeter protestuesit qëllojnë me kapsolla dhe me tymuese.

Ora 11:58 Policia paralajmëron: Në rast se për 5 minuta nuk merren masa për të mos hedhur kapsollat policia do të ndërhyjë për të shpërndarë protesutesit informon gazetarja e RTV Ora Fjorela Beleshi.

 

Zjarr Tv Ad