Provimet e maturantëve, Malaj: E pamundur të ketë rrjedhje informacioni për tezën

0
404
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme është zhvilluar provimi i parë i maturës, provimi i gjuhës së huaj.

Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka folur për mediat lidhur me provimet e maturantëve.

Malaj tha se është e pamundur që të ketë rrjedhje informacioni për tezën e provimit.

Gjatë monitorimeve që u bënë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, zv/ministrja tha se janë kapur dhe janë identifikuar 12 maturantë me celularë, 4 prej të cilëve në Tiranë.

Sipas saj, këtyre maturantëve nuk do t’u njihet rezultati i testit.

Zjarr Tv Ad