Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Janë publikuar pasditen e sotme rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, për maturën shtetërore 2022.
Provimi i gjuhës së huaj ka qenë provimi i parë i maturës shtetërore dhe maturantët nuk kanë pasur kontestime për të.
Në lidhje me këtë ka reagur edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila shkruan se një pjesë e maturantëve kanë shkëlqyer.
“I prita me padurim rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore dhe gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale.
Jam optimiste edhe për provimet e tjera dhe ju uroj shumë suksese të gjithëve” shkruan Kushi.
Gjitashtu, maturantët iu nënshtruan dhe provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, Matematikës.