Provimet online, ja kush janë fakultet e radhës që marrin vendimin pas atij të Gjuhëve të Huaja

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fakulteti i Ekonomise, pjesë e Universitetit të Tiranës ka marre vendim zyrtar qe sezoni i provimeve te zhvillohet online.

Fakulteti i Ekonomisë është i dyti fakultet publik në vend që ka vendosur të zhvillojë sezonin e provimeve online, pas Fakultetit të Gjuhëve të Huaja që e mori këtë vendim vetëm pak ditë më parë.

Ndërkohë Universiteti Bujqesor i Tiranes ka marre vendim se sezoni i provimeve do zhvillohet i alternuar, pra online dhe ne auditor. Ne auditor, provimet do të zhvillohen në grupe të vogla dhe me turne duke reskeptuar masat anti-Covid. Ndërsa online do të zhvillohen provimet me gojë me studentët.

Mbajtja e provimeve online në fakt nuk përkrahet nga vetë studentët, një përfaqësi e të cilëve u takua javën e shkuar me Komitetin Teknik të Ekspertëve për t’i kërkuar pikërisht rikthimin në auditor të paktën për sezonin e provimeve.

Në një deklaratë pas takimit, studentët u shprehën se brenda kësaj jave do të marrin një përgjigje nga Komiteti dhe në rast se nuk do miratohet kërkesa e tyre, atëherë ata doi të mbajnë protesta duke respektuar masat

 

Zjarr Tv Ad