Provokimi i ambasadorit serb: Krenar për bashkëkombasen tonë Dua Lipa! “Bombardohet” me komente: Është shqiptare AUTOKTONE

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marko Gjuriç, ambasadori i Serbisë në SHBA ka bërë një postim provokues në Twitter që ka ngjallur reagime të shumta. Ai ka thënë se në Beograd janë krenar për bashkëkombasen e tyre Dua Lipa, duke e bërë këngëtaren shqiptare me origjinë serbe.

“Duke lënë komentet e urrejtjes anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, shkruan Gjuriç gjatë një replike me ish-ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Një provokim ky i hapur i ambasadorit serb, por që komentuesit nuk ja kanë kursyer përgjigjen. Ata i thonë se ajo është shqiptare dhe me foto i kanë dërguar një shënim të Duas me hartën e Shqipërisë së Madhe, ku thuhet se shqiptarët janë autoktonë në Ballkan.

Zjarr Tv Ad