Provokimi i Daçiç: Pengojmë Kosovën të anëtarësohet në INTERPOL e UNESCO

0
26
Beograd, 2.januara 2014. - Premijer Srbije Ivica Dacic porucio je danas da vanredeni parlamentarni izbori nisu prioritet, ali da to ne znaci da se plasi izbora, jer i ako ih bude, smatra da ce time biti "zapecacena sudbina opozicionih stranaka". Dacic je novinarima rekao da tema izbora nije aktuelna i ponovio da se prvi potpredsednik vlade i lider SNS Aleksandar Vucic i on slazu da izbori nisu prioritet i da to nije na dnevnom redu, a da li ce biti promenjen odnos politickih snaga to je za neku kasniju raspravu. FOTO TANJUG / ZORAN ZESTIC / nr
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kohën kur mbi Kosovën sa vjen e shtohen presionet për heqjen e taksës 100%, të vendosur mallrave serbe, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç lëshon provokimin e radhës me deklaratën se Beogradi do ta kundërshtojë përsëri aplikimin e Kosovës në INTERPOL. Ishte pikërisht bllokimi që iu bë anëtarësimit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë kriminale, ai që i vuri kapakun durimit të qeverisë kosovare dhe nxiti vendosjen e tarifës ekstreme, si ndëshkim ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për t’i nxjerrë pengesa shtetit të ri. Daçiç tha se Kosova ka kandiduar sërish për të qenë anëtare e INTERPOL-it dhe se mund të aplikojë edhe në UNESCO, e për këtë arsye Serbia – sipas tij, – po përgatitet për luftë, ndërsa Kosova edhe një herë do të humbasë.
“Nuk e kuptoj nevojën e Kosovës për akte të tilla vetëvrasëse. Do të humbasë me një rezultat edhe më të keq”, tha kryediplomati serb, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Burundit, Ezechiel Nibigira.
Përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL datojnë që nga viti 2010, por asokohe Komiteti Ekzekutiv nuk e mori fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare.

Zjarr Tv Ad