PS, 3 ditë Kongres Zgjedhor nga 28 shkurti më 1 mars

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Socialistët do të diskutojnë në Pallatin e  Kongreseve, tre ditë për zgjedhjen e strukturave të reja. Barazia gjinore, analiza e qeverisë dhe të rinjtë do të jenë sesionet në të cilat do të ndahen punimet e Kongresit Zgjedhor. Një ditë më pas do të jetë Presidenti i Republikës Ilir Meta që bashkë me qytetarët përballë Kryeministrisë do të paraljmërojnë Edi Ramën për shpartallimin e grushtit të shtetit.

Partia Socialiste do të mbajë 3 ditë Kongresin Zgjedhor në Pallatin e Kongresit ku do të zgjidhen edhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.

Punimet do të ndahen në tre sesione, në ditën e parë do të ketë diskutime për barazinë gjinore me fokus promovimin e gruas, me 29 Shkurt do të përqëndrohet në arritjet dhe sfidat e qeverisë, ndërsa në 1 Mars kryefjala e Kongresit do të jenë të rinjtë.

Më herët socialistët kanë mbajtur edhe zgjedhjet për kryetarët e PS në degë, të cilët në disa qytete ka hasur në probleme.

Vora dhe Shkodra janë ende pa kryetarë partie, ndërkohë situata në kryeqendrën e veriut është ende në një situatë më të keqe për shkak se mungon edhe drejtuesi politik pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit.

Ndërsa stukturat e Vorës ende nuk kanë rënë ende dakord për emrin që do të drejtojë socialistët në këtë bashki.

Nga Kongresi Zgjedhor do të dalë Asambleja e re Kombëtare, dhe më pas do të jetë kjo strukturë që do të zgjedhë edhe kryesinë e PS.

Pas ristrukturimit brenda saj socialistët do të kenë gati ekipin me të cilin do të shkojë në zgjedhjet parlamentare.

Pas Kongresit, kryesocialisti Edi Rama do të mendojë edhe për bashkitë të cilat kanë mbetur pa drejtues të socialistëve.

Nuk dihet ende se cili do jetë veprimin i Kryeministrit pasi për të patur zgjedhje në Shkodër dhe Vorë duhet një dekret i Presidentit Meta, i cili nuk i njeh të zgjedhurit e 30 Qershorit.

Ndërkohë nga ana tjetër Kreu i Shtetit ndodhet në një procedurë hetimore parlamentare për shkak të dekreteve për zgjedhjet lokale dhe për Kushtetuesen.

Konflikti institucional mes mazhorancës dhe Presidentit pritet të marrë zgjidhje me 20 mars me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias.

Por në përgjigje të qeverisë, një ditë pas përfundimit të Kongresit, Kreu i Shtetit do të mbledhë qytëtarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundërs grushtit të shtetit, siç e ka quajtur vetë Presidenti.

Zjarr Tv Ad