PS dhe PD ‘përballen’ në Kolegjin Zgjedhor, socialistët kërkojnë që 78 kandidatët tepër të demokratëve të mos futen në listat e 25 prillit

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesit e PS dhe të PD po përballen në këto momente në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor, për ankimimin e bërë nga socialistët, për numrin prej 78 kandidatësh tepër, në listat e demokratëve për 25 prillin.

Partia Demokratike paraqiti në KQZ një listë me 222 emra kandidatësh për deputetë, për zgjedhjet e 25 prillit, por ky numër është më i lartë se ai që lejon Kodi Zgjedhor. PS ankimoi dhe komisioneri Ilirjan Celibashi i hoqi PD 78 kandidatë. Vendimi nuk u pranua dhe demokratët apeluan në KAS.

Këtu nisi dhe “ping-pongu” mes dy partive më të mëdha të vendit. Komisioni i Ankesave (KAS) i dha të drejtë PD duke lënë në garë listën me 78 kandidatë më tepër. Socialistët nuk e pranuan këtë vendim dhe ankimuan në Kolegjin Zgjedhor, i cili ëshjtë mbledhur sot.

Përfaqësuesi i PS në Kolegj, Eridian Salianji ka thënë se lista me më shumë kandidatë është e parregullt dhe ajo nuk lejon që të thyhet herësi nga kandidatët e tjerë në lista. “Tejkalimi i numrit të kandidatëve do ta bënte të pamundur thyerjen e herësit nga kandidatët në lista. Gjithashtu me tejkalimin e numrit të kandidatëve do të ngarkohet fleta e votimit” u shpreh ai.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PD Ivi Kaso, u shpreh se PD është brenda kuadrit ligjor dhe në lista mund të kishte më shumë kandidatë. “Në listë mund të kishte numër më të madh kandidatët, mjafton të respektohet numri minimal”, ka thënë Kaso.

Seanca në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor ka nisur paraditen e sotme dhe po vijon aktualisht. Ajo po mbahet në godinën e Polit të Drejtësisë, raporton newsbomb.al. Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar që vendimi të mos shtyhet më tej në mënyrë që të mos pengohet hartimi i listave për 25 prillin.

Zjarr Tv Ad