“PS pas 2013-tës është mavijosur nga ethet e korrupsionit”, Kalo sulmon ashpër Ramën: Në lista janë futur materiale ”skarco”…

0
645
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku i njohur i spitalit Infektiv Tritan Kalo ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku thotë se Partia Socialiste e pas qershorit të 2013-tës është shndërruar në një parti që mbron interesat e oligarkëve.

“PS e pas Qershorit 2013 është një parti mbrojtëse e interesave të pasunarëve, e “MAVIJOSUR” nga ethet e parave të korrupsionit”, shkruan Kalo në postimin e tij në rrjetet sociale, që duket se ka nxitur një sërë reagimesh dhe komentesh.

Teksa u përgjigjet disave prej tyre, Kalo thotë se kishte një fije shprese se gjërat do të ndryshonin, por tashmë kjo duket të jetë e pamundur.

Ai kërkon që qytetarët të kenë mundësi që të reflektojnë me njëri tjetrin, dhe të mos mendojnë dhe të veprojnë si militatë.

“Të mos vijojmë t’u shkojmë prapa e të mos grindemi mes nesh të verbuar nga militantizmi”, thotë Kalo në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad