PS fitoi zgjedhjet me mbi 5000 vota diferencë, Majko: I kemi një borxh të madh Kukësit! S’shpërblehet me fjalë, por me…

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Kukësit, Pandeli Majko ka reaguar pas fitores së zgjedhjeve nga kandidati socialist, Albert Halilaj me mbi 5000 vota diferencë.

Majko u shpreh se i kanë një borxh Kukësit që nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra.

“Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do tu shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak. I kemi një borxh të madh Kukësit. Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra”, u shpreh Majko.

Socialistët gëzuan fitoren e Albert Halilajt me thirrjet ‘fitore’ dhe duke shpalosur flamurin “Atochthonous”.

Zjarr Tv Ad