PS fushatë brenda në kisha/ Reagon kleri orthodoks: Marrëzia nuk ka fund

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rilindasit mund të arrinin shumë larg me lidhjet e tyre në botën e krimit, kjo dihej. Madje që ti katapultonin ata edhe në majat e politikës. Por që të përdornin edhe kishat për fushatën e tyre elektorale, monopartiake, kjo nuk pritej.

Këtë e bëri Tërmet Peçi, kryebashkiaku i Tepelenës, i cili nga brenda shtëpisë së Zotit, në kishën e Lekëlit, kërkoi një tjetër mandat.

Një rast i paprecedentë dhe tejet skandaloz, i cili ka sjellë edhe reagimin e e Kishës së Shën Teodhorit në Vlorë.

“Dhe marrëzia nuk paska fund.  Kandidatët, fushatë brenda në kisha”, shkruan ajo në postimin e saj në Facebook.

 

Zjarr Tv Ad